KreuCelebrity

Debat i ashpër me ish-konkurrenten e "Për'puthen", Meri Shehu braktis studion!

Debat i ashpër me ish-konkurrenten e "Për'puthen", Meri

Meri Shehu dhe ish-konkurrentja e “Për Puthen” Alba Pollozhani u perplasen ashper ne "Trotuar”. Kjo pasi Pollozhani e ka quajtur astrologen një person agresiv dhe sipas saj i bën njerëzit rreth saj të mos ndjehen të lirë për të folur për atë që duan. Siç duket, kjo deklaratë e rëndë e ka inatosur Merin, ndërsa kjo e fundit ka lënë studion në mënyrë të menjëhershme.

Pjesë nga debati:

Pollozhani: Një nga personazhet që kemi në studio, Meri Shehu, është një person shumë agresiv. I bën edhe njerëzit rreth e përqark ndoshta që të mos ndihen të lirë të flasin.


Shehu: Isha objekt sulmi? Se nuk e kuptova. Më kë e kishte ti mi?

Pollozhani: Meri ti quhesh!

Shehu: Moj i keni dhënë… Ça i keni dhënë? Pse jam agresive unë?

Pollozhani: Me aq sa kam parë në televizor je agresive ti.

Shehu: Më falni mua, por unë nuk marr pjesë. Faleminderit që më keni thirrur. Të ketë opinion (Alba) në shtëpinë e vetë, jo këtu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF