KreuCelebrity

Del promo: “Girl Power” në Top Channel, mësohet programi që do të drejtojë Heidi Baci!

Del promo: “Girl Power” në Top Channel, mësohet programi

Kater vajza pushtojne  sezonin e ri te programeve në Top Channel. Show-t kryesore u janë besuar vajzave vetëm përgjatë ditës, por edhe në ‘prime time’. Promoja e publikuar ka ne qender te saj Bora Zemanin, Heidi Bacin, Nevina Shtyllen e Kiara Titon. Qe prej tetorit, mbrëmjet do të jenë në shoqërinë e tyre.

Del promo: “Girl Power” në Top Channel, mësohet programi

Bora Zemani do të drejtoje një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Titos dhe Nevina Shtylles i eshte besuar moderimi i  “Portokalli”, ndërsa Heidi Bacin do ta shohim tek “Goca dhe Gra”, cka do te perbeje edhe debutimin e saj si drejtuese te nje formati televiziv.

https://www.instagram.com/reel/DAG6L82uCFa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=53b2b937-9da1-4da9-b03d-80ad1be22ba8

Kiara e kishte pohuar me heret se do te ishte nën moderimin e  “Portokalli”, në sezonin e 42. “Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua“, ka shkruar ajo, e pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF