Edlira Çepani ka bërë një reagim në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të parakohshme të bashkëshortit të ndjerë Gerti Bogdani. “Ti e dije qe jeta ime s'ka kuptim pa ty! Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty!
S'di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes me të mirët, por ty s'duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevojë për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që jë gjithmonë!
Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetoje ndonjëherë në këtë bote! Do të të dua çdo dite të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do të bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, ka shkruar Çepani.



















