KreuCelebrity

“E ndiqja me sy…”/ Bora tregon takimin e parë me Donaldin

“E ndiqja me sy…”/ Bora tregon takimin e parë me
Moderatoja Bora Zemani ka treguar historinë sesi është njohur me aktorin e humorit Donald Veshaj, nga i cili tashmë ka marrë dhe propozimin për martesë.

Bora tregoi mes emocionesh sesi e ka takuar për herë të parë Donaldin dhe sesi e kuptoi që në fillim se do ishin për njëri tjetrin.

Bora tha se janë njohur në një koncert recital, jo në televizion. Ajo tha se sytë e tij e kishin goditur që në moment të parë dhe lutej që ai të mos ishte Romeo, i cili në atë kohë ishte në një lidhje me Jonida Maliqin.

Më pas, tha ajo, ishte shoqja që ia gjeti emrin në Instagram, dhe pasi Bora i kishte parë story-n, Donaldi i kishte shkruar duke i çuar screenshot dhe duke i thënë: ‘Të gjeta më në fund”.

“Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkonin njëri tjetrin.

 Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pashë Donaldin, i thashë ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit. Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin.

Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Unë i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi”,tregoi Bora në emisionin “S’e luan topi”.

“E ndiqja me sy…”/ Bora tregon takimin e parë me

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF