Pushime bashkë; Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk fshihen më! - Celebrity
KreuCelebrity

Pushime bashkë; Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk fshihen më!

 

Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej disa muajsh po përjetojnë një histori dashurie, ndonëse ata vetë nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike.

Teksa herë pas here mediat online mbledhin fakte e detaje se dyshja janë bashkë, muajt e parë moderatorja dhe aktori janë treguar tejet të kujdesshëm duke mos lënë ‘gjurmë’ të romancës së tyre.

Por, duket se dyshja nuk po fshihet më, e ndonëse nuk kanë postuar foto së bashku fakti që pak orë më parë Donaldi dhe Bora kanë postuar në instastory-t e tyre video e foto nga i njëjti vend, na lënë të kuptojmë se ata po ‘dorëzohen’ duke pranuar në mënyrë indirekte se Po, janë bashkë.

Dhërmiu është destiancioni ku çifti ka zgjedhur të pushojë këto ditë të nxehta korriku, dhe kjo foto e postuar nga Donaldi, teksa duken siluetat e të dyve, është dëshmia se ata nuk duan të fshihen më.

Epo, pushime të mbara çifti, bëfshi sa më shumë qejf!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF