KreuCelebrity

Vilma thotë se shkon për mrekulli me vjehrrën, por kolegu i nxjerr “sekretet“!!

Lidhjen e saj me Dorin, Vilma Masha e kurorëzoi në martesë tetorin e vitit të kaluar. Por po aq hermetike sa c`ishte për marredhenien e saj, moderatorja sportive ka qenë edhe për periudhën pas dasmës.

Vilmës në përgjithësi duket qartë që nuk I pëlqen të flasë shumë për jetën e vet private. Megjithatë, tek e “E Diell“, nuk pati nga t`ia mbante kur u gjend përballë pyetjes së vështirë: “ si është bashkëjetesa me vjehrrën?“.

Moderatorja e “SuperSportit“, jetoka me të që pas martesës. Vilma dha një përgjigje mjaft “diplomate“. “Të jetosh me vjehrrën në 2019-ën në të njëjtën shtëpi është krejt ok. Ajo më trajton si vajzën e shtëpisë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të!”- tha prezantuesja.

Por Dritan Shakohoxha nuk la pa e ngacmuar, dhe u hodh e tha:“Aq të mira i ka marrëdhëniet Vilma me vjehrrën, sa kur ha drekë në punë dhe shkon në shtëpi, i vjen aq turp dhe ka aq frikë sa thotë nuk kam ngrënë dhe ha sërish.”!!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF