Aktorja Olta Daku ka postuar në instagramin e saj një foto të çiftit Jonida Vokshi- Besnik Krapi, shoqëruar me fjalët:
“Martohu me dikë që të sheh kështu”
Dhe në fakt Olta ka shumë të drejtë! Edhe sikur të mos i njihnim fare, as Jonidën e as Besnikun, edhe sikur të mos e dinim që ata prej disa vitesh po jetojnë një histori dashurie, edhe sikur të mos e dinim që në shtator çifti do t’i thonë Po njëri tjetrit….edhe nëse në këtë foto do të ishin dy njerëz krejt të panjohur për ne, mënyra se si Ai po e sheh Atë, i thotë të gjitha…
Në këtë foto e atë shikim mund të lexohet qartazi kimia, dashuria, e ndjenja që Besniku dhe Jonida ndajnë me njëri tjetrin.
Lum kush e gjen një shikim të tillë!
Ndaj vajza, le ta themi edhe një herë: “Martohuni me dikë që ju sheh kështu…, siç Besniku sheh Jonidën”.



















