28 vjec, me dy fëmijë të vegjël, Sarah Boyle, nga Stoke-on-Trent në Angli, mendonte prej tre vjetësh se ishte e sëmurë nga kanceri. Për këtë arsye, I ishte nënshtruar mastektomisë së dyfishtë ( termi mjekësor që I referohet heqjes së gjinjve, të plotë ose të pjesshme), kimioterapisë, e për të mos folur pastaj për pasojat psikologjike. I gjithë ky makth, vetëm që tani vonë të mësonte, se diagnoza që I kishin vënë mjekët, kishte qenë e gabuar.
Spitali që e e trajtoi ka kërkuar falje, me pretendimin se bëhet fjalë për një “gabim njerëzor“. Ky informacion ishte edhe më I rëndë për të. “E pata shumë të vështirë kur mësova në 2016-tën se isha e sëmurë me kancer, por të kalosh nëpër të gjithë ato trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale dhe të mësosh se ka qenë totalisht e panevojshme, kjo është traumatizuese“, rrëfeu 28 vjecarja.