KreuCelebrity

Nënë për herë të dytë; Sara Hoxha ka filluar të marrë leksionet!

 

Në vjeshtën e këtij viti Sara Hoxha dhe Ledion Liço priten të bëhen prindër për herë të dytë, teksa do të mirëpresin një tjetër djalë.

Teksa familja Liço ndodhen me pushime, mami në pritje ka uruar pak orë më parë mirëmëngjes nëpërmjet një foto tejet të ëmbël, ku duket London Noor pranë detit.

Por duket se vëmendja tashmë nuk është vetëm tek flokëkuqi i vogël I famuljes pasi mami Sara ka filluar që tani t’i kushtojë kohë dhe vëmendje edhe bebushit që ndodhet tek barku.

Në çantën e pushimeve trashëgimtarja e Top Media nuk ka harruar të marrë me vete edhe nje libër-guidë që titullohet “Libri i bebit të dytë”, në të cilin Sara do të mund të marrë disa leksione se si të ketë një shtatzëni të dytë të shëndetshme, e të krijojë një atmosferë të lumtur për fëmijën e parë dhe bebin në pritje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF