KreuCelebrity

Gëzimi i fëmijëve të Gentian Zenelajt që po nisen me pushime, sikur na mbushi ditën!!

Ka qenë një sezon i ngarkuar ky për aktorin e humorit, njëherazi moderator, ndaj e meritonte një palë pushime të mira!!! Por edhe më shumë sesa Gentian Zenelaj për këtë shkëputje, qenka gëzuar familja e tij! Këtë e treguan qartë fotot e postuara nga moderatori në rrjetet sociale, ku bashkëshortja por sidomos dy fëmijët e tij duken në qiellin e shtatë për rrugëtimin që po marrin. Fotot janë shkrepur në aeroport, dhe janë pasuar menjëherë nga një varg komentesh të ndjekësve.

Gentiani është përgjithësisht I kursyer me fotot nga momentet familjare, por këtë radhë, aktori që prezanton bashkë me Saimir Kodrën emisionin investigativ “Stop“ në Tv Klan, e bëri “si burrat“!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF