Në vitin 2011 Bleona Qerreti dhe partneri i saj prej disa vitesh Gani Bardha, vendosën t’i japin fund martesës së tyre.
Shkaku ishte lënia e hapësirës së këngëtares për të vijuar karrierën e saj, gjë që nëse do të vazhdonte të ishte e martuar, dyshja e kishte të qartë që karriera e Bleonës do të shkakonte probleme në marrëdhënien e tyre.
Ndonëse procedurat e divorcit kanë përfunduar që në vitin 2011 në SHBA, duket se në vendin tonë çifti ka vazhduar të figurojë i martuar deri në muajin korrik të këtij viti.
Ky detaj është kuptuar nga një aktvendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë të cilin e ka siguruar nga “Prive.al”, ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin.
Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga Bardha, trupa e gjyqtarëve kanë marrë aktvendimin në të cilin njohin në fuqi për territorin e Shqipërisë divorcin e çiftit, tetë vite pasi ai ishte kryer në SHBA.



















