E njohur për zërin e saj melodioz, me anë të cilit këndon mirë edhe këngët popullore por edhe ato të lehtat, këngëtarja Violeta Kukaj është një ndër artistet e preferuara të shqiptarëve.
Ndërsa karriera e saj është përherë e në rritje, duket se në aspektim personal artistja kosovare po kalon një periudhë jo fort të mirë.
Sipas “Prive” Violeta dhe bashkëshorti i saj Faiku janë duke i dhënë fund martesës. Çifti i është drejtuar dyerve të Gjykatës dhe më 11 korrik është mbajtur seanca e parë gjyqësore.
Shkaku që e ka çuar deri në këtë vendim të Violetës dhe Faikut ende nuk bëhen të ditura!



















