KreuCelebrity

Martohet në fshehtësi të plotë futbollisti i Kombëtares shqiptare!

Ka preferuar që ditën e tij të madhe ai ta ketë tejet private, pa zhurmë, të ftuar VIP, apo ceremoni madhështore.


Futbollisti i Kombëtares shqiptare Ermir Lenjani qenka martuar këtë të premte me partneren e tij Herolinda.


Dyshja ka preferuar një ceremoni tejet private duke ftuar vetëm një rreth të ngushtë, teksa ata i thanë Po njëri tjetrin përjetësisht.


Ndonëse u kujdesën që lajmi të mos përhapej në media, në rrjete sociale ka qarkulluar një foto e nuses dhe dhëndrit teksa po kërcejnë, Herolinda e veshur me të bardha, ndërsa Ermir me kostumin e zi.


Çifti shpallën fejesën në vitin 2017 ndërsa që prej 12 korriku të kësaj vere ata do të quhen burrë dhe grua.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF