Këngëtarja Tuna Sejdi feston sot 34 vjetorin e lindjes, por siç shpesh ndodh me artistët asaj i është dashur ta presë orën 00:00 në koncert, teksa ishte e ftuar së bashku me Ylli Limanin.
Megjithatë Tuna ka kujtuar në instagramin e saj se ajo ka ditëlndjen, nëpërmjet një diçiture shumë me humor ku teksa ndodhet përballë një statuje ajo i thotë;
“A e di që kam ditëlindjen;- e pyeta! E di që edhe ti kurr s’ki me u mbush me mend”; ka ‘komunikuar këngëtarja me statujën duke marrë më tej qindra komente nga ndjekësit e saj, të cilët kanë qeshur me autoironinë që Tuna ka bërë me veten.



















