Princi Harry ka një martesë të lumtur me Meghan Markle, por në të kaluarën ai ka vuajtur shumë. Nipi I mbretëreshës Elisabetë ka pasur mjaft flirte megjithate, marrëdhënia e tij me Chelsy Davy, vajza e një biznesmeni të fuqishëm, ishte serioze.
Të dy kanë qenë të lidhur nga viti 2004 deri në 2010-tën , dhe Harry duket ka qenë mjaft I dashuruar pas saj. Por ata u ndanë papritur, dhe arsyeja nuk u mësua kurrë. Shtypi britanik pretendon se e ka zbuluar shkakun e kësaj ndarjeje: sipas tij, monarkja ia kishte ndaluar kategorikisht nipit martesën me atë vajzë. Dhe fjala e saj, si gjithmonë, është ajo vendimtarja. Perse ky vendim? Sepse mbretëresha duket mendonte që ai nuk ishte gati për martesë asokohe dhe nuk duronte dot më një divorc në familje!