Mariah Carey befasoi në intervistën e saj me Cosmopolitan, ku tha se pavarësisht imazhit të saj prej “ seks bombe“, nuk ka pasur aq shumë të dashur sa mund të mendohet.
“ Kam qenë vetëm me pesë burra në të gjithë jetën time, jam mjaft e ndershme të them të drejtën, krahasuar me të tjera në këtë fushë“, është shprehur diva 49 vjecare e muzikës!
Nënë e dy fëmijëve, Mariah ka qenë e martuar me Tommy Mottola ( sot 69 vjec) ne vitet 1993- 1998; pastaj pati një lidhje me këngëtarin Luis Miguel nga 1999 deri në 2001; ka qenë e fejuar me aktorin Nick Cannon, pastaj me miliarderin Australian James Packer e në fund me kërcimtarin Bryan Tanaka.
Kjo është lista e saj, por Daily Mail thotë se ka fjalë që ajo ka pasur lidhje edhe me Christian Monzon (2005 – 2006), Mark Sudack (2003 – 2005), Eric Benét (2000 – 2003), Marcus Schenkenberg (1998 – 1999) dhe Derek Jeter (1997 – 1998). Ndryshon ca puna…