E keni menduar ndonjëherë sa ditë mund të rezistoni ju pa larë flokët?! Si mendoni se do ndiheshit nëse nuk do t’i lanit për javë të tëra apo edhe muaj?!
Sigurisht e shpifur, qoftë edhe ta mendosh. Sophia Turner, ylli i “Game of Thrones”, serialit pas të cilit ‘u çmend’ bota, ka zbuluar së fundmi një sakrifice që i është dashur të provojë gjatë xhirimeve të serialit.
Asaj nuk i lejohej të lante flokët. Në një inervistë të dhënë së fundmi për “In style”, aktorja që luante rolin e Sansës ka rrëfyer se nuk i lejohej të lahej.
“Në sezonet e para sigurisht që më lejohej të laja flokët, pasi kisha rolin e një vajze të vogël aristokrate. Rreth sezonit të pestë ata më thanë të mos laja flokët dhe ishte me të vërtetë e shpifur. Gjatë asaj kohe skalpi i kokës më kruhej vazhdimisht nga flokët e pistë”; ka treguar aktorja e famshme.



















