Është një ndër lidhjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, ndonëse vetë protagonistët nuk kanë folur asnjëherë rreth romancës së tyre.
Megjithatë këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Kombëtares Alban Hoxha prej rreth tre vitesh janë në një lidhje.
Si rrallëherë bukuroshja e këngës ka folur rreth kësaj romance, ndonëse duke mos dhënë detaje, për mikrofonin e programit “Mirage”.
“Ndihem e plotësuar, ndihem e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme. Një femër kur ndihet e plotësuar dhe e lumtur, ka çdo gjë”; është shprehur Çiljeta duke na lënë të kuptojmë se historia vazhdon dhe çifti është i lumtur.



















