KreuCelebrity

Epo, ata nuk e thonë, po kjo fotoja e fundit e Arbanës me Eduartin flet vetë!!!

Shtypi rozë zien prej kohësh, megjithatë as Arbana Osmani e as Eduart Grishaj nuk e kanë pranuar hapur lidhjen e tyre.

Fjalët nuk e kanë penguar sidoqofte moderatoren e divorcuar të postojë herë pas here foto me regjizorin e emisionit të saj, ku lumturia e saj shihet qartë ( dhe e tij gjithashtu).

Ata jane së fundi bashkë me stafin e “Dua të të bëj të lumtur“, në Barcelonë të Spanjës ku edhe po pushojnë, edhe po punojnë për sezonin e ri. E ndërsa kanë postuar një sërë fotosh në grup, nuk kanë munguar dhe ato të dyshes, ndersa më e fundit prej tyre, ishte një foto që duket si shenjë e qartë e faktit që po shijojnë një lidhje e cila I bën të ndihen të lumtur vërtet!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF