KreuCelebrity

Supersticiozja Meghan; nuk i ndan këto stoli nga vetja, që nga lindja e Archie!

 

Para se të bëhej nënë Meghan Markle preferonte shumë bizhuteritë prej ari.

Por duket se mëmësia e ka bërë supersticioze Dukeshën e Sussex, pasi qysh prej ardhjes në jetë të të birit Archie, nëna e re është parë të vendosë të njëjtat bizhuteri me gurin turkez, të cilin me siguri ajo e mban si hajmali.

Në daljet e saj publike, Meghan është parë që nuk i ka hequr asnjëherë varësen dhe vathët e saj të cilat kanë gurin turkez.

Duke patur parasysh vetitë e këtij guri, mund të kuptojmë qartazi se gruaja e Princ Harry beson se turkezi do t’i sjellë shëndet

Sipas Heather Askinoise autores së librit ‘Crystal Muse’, guri turkez cilësohet si shërues magjistar dhe sjell bekime tek ata që e mbajnë atë, si dhe është pefekt për nënat e reja që të mbajnë bizhutëri më këtë gur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF