KreuCelebrity

Nora Istrefi po e mendon seriozisht të largohet nga muzika!

 

Pas 15 vitesh karrierë në muzikë, duket se Nora Istrefi po e mendon seriozisht të marrë një tjetër kahje.

E ftuar në programin “Mirage”, artistja nga Kosova u shpreh se ndoshta do ta mërrë një pauzë të gjatë sa i përket muzikës, në mënyrë që t’i përkushtohet biznesit.

“U bënë shumë vite në skenë, nuk jam lodhur asnjëherë, e kam shijuar shumë sepse kam dashur që fëmijë të jem këngëtare dhe ëndrra m’u realizua. Mirëpo edhe disa vite mendoj të merrem me muzikë ose të bëj një pauzë shumë të madhe. Gradualisht po e shikoj të bëj një biznes. Do merrem me muzikë derisa ta ndjej veten energjike dhe të kem vullnet për të punuar edhe pak me muzikë”

Nuk e dimë se kur do të jetë momenti i ‘divorcit’ të Norës me muzikën, por me siguri fansave të saj nuk do t’u pëlqejë aspak ky lajm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF