Alketa Vejsiu nuk para poston shumë foto plazhi të sajat, por se fundi moderatorja e ka lëshuar dorën me publikun, dhe ka bërë shumë mirë!!!
Ajo shfaqet shumë në formë, dhe komplimentat e fansave nuk I kanë munguar. Në mënyrë të vecantë, ka rënë në sy poza me rrobebanjo të zeza dhe kapele kashte, që tregon jo vetëm fizikun e saj për tu lavdëruar, por edhe një lloj elegance kombinimi, që nuk ka përse të mos mungojë dhe në plazh ( se janë disa detaje në bregd të detit, që bëjnë shumë diferencë)!!
Me të mbyllur “ Në kurthin e Piter Panit“, moderatorja mjaft e dashur për publikun zgjodhi të relaksohej për disa ditë në fqinjin tonë përtej Adriatikut, në Itali. Ndërsa për një “ dorë pushimesh“ të vërteta verore, ka udhëtuar drejt Turqisë, ku sic shihet nga fotot, po kënaqet pa masë!!



















