KreuCelebrity

Muaj mjalti në punë; si e priti bashkëshortja e Gaz Pajës ‘lajmin’

 

Më 1 qershor aktori Gaz Paja i dha fund beqarisë, teksa kurorëzoi historinë disa vjeçare të dashurisë me partneren Ira. Nëpërmjet një ceremonie madhështore dasme, dyshja u martua mes 300 të ftuarve.

Por nëse zakonisht pas dasmës çiftet e reja bëjnë gati valixhet dhe arratisen diku larg, vetëm ata të dy, për të shijuar njëri tjetrin; për Irën dhe Gazin nuk ndodhi kështu.

Angazhimet e aktorit të “Portokalli” në turin veror në qytete të ndryshme të Shqipërisë e lanë çiftin e ri pa Muaj Mjalti, të paktën pas dasme (sepse me siguri të sapomartuarit kanë menduar një arratisje në një moment tjetër).

Gaz Paja është i angazhuar edhe në Partinë Socialiste, si anëtar këshilli këtë mëngjes gjatë një takimi me banorët  e Njësisë 5 në Kryeqytet, ndërsa Kryeministri Edi Rama e ka pyetur Pajën pikërisht për Muajin e Mjaltit.

Gjatë një bisede të shkurtër, aktori tregoi se Muajin e Mjaltit po e kalon në punë, ndërsa pyetjes se e ka pritur bashkëshortja këtë fakt, Gaza i është përgjigjur thjesht dhe me humor; “Përpiqet të ambientohet”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF