KreuCelebrity

Enada rrëfen momentin se si Gerdi ka qarë nga xhelozia!

 

Çifti Gerd dhe Enada Vaso ishin të ftuar pasditen e djeshme në programin e Rudina Magjistarit, ku bënë me dije për publikun projektin e tyre më të fundit.

Në bashkëpunim me një kast balerinësh dhe instrumentistësh nga Argjentina, nismëtarët e këtij projekti Enada dhe Gerdi kanë organizuar një tour në të gjithë Shqipërinë me muzikë argjentinase.

Por dyshja e njohur e baletit, të cilët që në fillim të karrierës së tyre kanë qenë partnerë në jetë, ashtu edhe në skenë, nëpërmjet një loje pyetjesh për të parë se sa e njohin njëri tjetrin, ju përgjigjën edhe pyetjes se cili prej tyre është më xheloz.

Të dy mendonin se ishte solistja e TOB ajo që ishte më shumë xheloze, ose te paktën që e shpreh më shumë, ndryshe nga Gerdi që është më  tërhequr.

Megjithatë Enada zbuloi një episode se edhe Gerdi ka patur një rast kur është bërë shumë xheloz gjatë lidhjes së tyre, madje ai edhe ka qarë.

“Edhe Gerdi ka bërë një herë një skenë xhelozie. Ishim në Përmet, unë po bisedoja me dikë dhe ai u bë keq. Erdhi duke qarë madje”; tregoi Enada episodin e xhelozisë së Gerdit në fillime të lidhjes së tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF