Nuk e dimë se cila është arsyeja që qëndron pas këtij vendimi të trashëgimtares së Top Media, por me gjasë ju nuk do të shihni më foto të Lorit me rrobebanje.
E cilësuar si një prej persoanzheve më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar, një foto e postuar nga Lori Hoxha shoqërohet përherë me komente të ndryshme.
Herë me bikini, e herë casual, Lori ndan shpesh postime nga përditshmëria e saj.
Në morinë e postimeve të shumta nga destinacione plazhi, që shohim këto ditë në rrjete sociale; Lori Hoxha duket se ka marrë vendimin e papritur për të mos postuar më foto me bikini.
Arsyeja; Lori thjesht kërkon të ‘mbrojë’ ndjeshmërinë e ndjekësve të saj.
“Selfie sepse ju të gjithë jeni shumë të ndjeshëm për fotot e mia me bikini”; shkruan 27 vjeçarja nën një foto selfie në llogarinë e saj në Instagram.
Pra nëse këtë verë prisni ndonjë foto të Lorit me rrobebanje, blogerja duket se nuk do të tregohet më aq bujare.