KreuCelebrity

Miriam Cani zbulon sa muajshe është shtatzënë

 

Dy ditë më parë krejt papritur Miriam Cani dhe Alban Skënderaj gjatë koncertit të Albanit në Prishtinë bënë publik lajmin se dyshja do të bëhen prindër për herë të dytë.

Katër vite pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të quajtur Ameli, çifti i artistëve do të presin së shpejti një tjetër pjesëtar në familje.

Pasi përfunduan së kënduari këngën e tyre të njohur “Dhurata” dedikuar të bijës Ameli, Albani mori fjalën duke thënë:

“Këngën Dhurata ja kemi kushtuar vajzës tonë Ameli, por sot dua t’ja dedikoj edhe dikujt tjetër”; teksa iu afrua Miriamit duke prekur barkun e saj. Kaq ka mjaftuar që e gjithë salla e mbushur përplot të shpërthejë nga brohorimat e duartrokitjet.

Ndërsa sot revistaclass ka mësuar se Miriam sapo ka kaluar muajin e tretë të shtatzënisë, ndërsa gjininë e fëmijës çifti ende nuk e ka zbuluar.

Sipas një llogarie të thjeshtë bebushi i Miriam dhe Albanit pritet të vijë në jetë në muajin nëntor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF