Është kohë pushimesh, dhe për shumë prej nesh kjo do të thote det ose pishina! Por Kledi Kadiu është nga ata që kanë preferuar t`I kalojnë ndryshe këto ditë të ngrohta plot diell, jo në bregdet, por në mal! Një eksperiencë ndryshe, ideja e së cilës duket I ka pëlqyer shumë edhe familjes së tij.
“Të gjesh kohën që të përkushtohesh. Është hera e parë që ne i nisim pushimet në mal, zakonisht i kalojmë në det. Ishte një surprizë dhe Lea e pëlqeu shumë. Tepër të bukura Dolomitet, sidomos në verë. Pushime të mbara të gjithëve”, ka shkruar Kledi ne krah të portretit të ëmbël familjar,që I tregon të tre shumë të kënaqur nga koha që po kalojnë mes gjelbërimit dhe freskisë!!



















