KreuCelebrity

Zaho dhe Rea janë bërë të pandashëm, sa e bukur fotoja  e fundit!!

Rea Xhillari është arsyeja kryesore përse ne kemi arritur të shohim se cfarë marrëdhënie speciale ka ajo me vëllain e vet të vogël, Zaho. Vajza e Linda Ramës publikon vazhdimisht në rrjetet sociale foto të më të voglit të familjes se kreut të ekzekutivit, dhe e fundit prej tyre i tregon vëlla e motër të mbështetur pas njëri-tjetrit duke pushuar në sheshin Skënderbej.

Aparati ka përjetesuar një moment aq të bukur dashurie të pastër vëllazore, sa ishte e pamundur të mos tërhiqte vëmendje. Diferenca e madhe e viteve mes tyre nuk e pengon Rean t`i kushtojë kohë Zahos, e kjo është e admirueshme! Ajo madje nuk ngurron ta marrë me vete edhe në evente të tilla si ekspozita.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF