KreuCelebrity

Pas 8 muaj burgim, lirohet Stresi!

Tetë muaj pas arrestimit është liruar nga burgu reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës me armë dhe kokainë.

Arrestimi u krye pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilit dyshohet të ishte edhe Stresi.

Reperi është pritur nga familjarët dhe e fejuara e tij Kejsi, ndërsa bëhet me dije se ai është liruar me kusht!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF