Është një prej figurave më simpatike të ekraneve shqiptare. Jemi mësuar ta shohim Eva Muratin në rolin e moderatores dhe të apasionuarës pas futbollit. Por bukuroshja brune rrëfeu tek “Rudina“ se ka luajtur rolin e kujdestares së jetimores ne filmin “Unë si ti“ , dhe ai ka lënë gjurmë të thella tek Eva. Aq sa I ka ngjallur dëshirën për të pasur fëmijë.
“Në film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohës përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpië e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më ka bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë. Më kanë bërë që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët, sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç. Fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg. Padyshim që do doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Shpresoj që dhe unë të kem tre fëmijë si gjyshja dhe mami. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën”, tha ajo.