KreuCelebrity

Princi Harry paska qenë i dashuruar marrëzisht me Jennifer Aniston??

Është lumturisht i martuar me Meghan Markle, por princi Harry paska qenë dikur i dashuruar kokë e këmbë më aktoren e famshme hollivudiane, Jennifer Aniston! Sot ai është 34 vjec dhe Jennifer 50, por këtë dallgë pasioni e paska përjetuar në 2009-tën, viti kur aktorja pati atë shfaqjen sensacionale të saj në kopertinën e revistës GQ, një foto e cila ka mbetur që prej atëherë në kujtesën e botës.

Harry, sic thuhet, paska arritur ta gjejë numrin e saj të telefonit dhe e ka “bombarduar“ me mesazhe.

Detajet pikante të këtij pasioni I ka përfshirë gazetari Ian Halperin, në një libër të tij. Libri nuk ka dalë ende në treg, por autori ofroi disa hollësi në një artikull të botuar nga Daily Mirror.

Ata që e njohin thonë se duka i Sussex-it ka qenë I dashururuar për vite me radhë pas Jenniferit, për të cilën u thoshte miqve se ishte bërë për të qenë një princeshë! Aktorja sipas të njëjtave burime, ishte në dijeni të këtij pasioni të Harryt, por nuk iu përgjigj për shkak të diferencës së moshës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF