KreuCelebrity

Mësohet arsyeja që çoi në ndarjen e çiftit të njohur!

 

Lidhja e tyre zgjati vetëm 18 muaj, ndërsa vendosën t’i japin fund muajin e kaluar. Chris Martin dhe Dakota Johnson surprizuan madje edhe miqtë e tyre, kur pak ditë më parë bënë publik lajmin se romanca e tyre mori fund.

Miqtë e çifti janë shprehur tejet të habitur nga vendimi i çifit, kjo pasi së fundmi ata kishin folur edhe për të marrë hapin e fejesës.

“Ata po flisnin për fejesë, ndërsa tani na thanë se kanë marrë drejtime të ndryshme. Kjo ka qenë shumë surprizuese për të gjithë ne”; është shprehur një mik i dyshes.

Mediat rozë raportojnë se çifti i famshëm u nda për shkak se aktorja nuk dëshironte të bënte fëmijë.

Ndryshe nga Dakota, Chris dëshironte shumë të kishte një fëmijë me të, ndonëse ai është baba dy fëmijëve të tjerë nga martesa me Gëyneth Paltroë, vajzën Apple 14-vjeç dhe djalin Moses, 12-vjeç.

Kjo dëshirë e Martin për të patur një fëmijë, duket se ka qenë arsyeja e ndarjes së çiftit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF