Programi I këndshëm veror, që për katër vjet u bë sinonim I stinës së ngrohtë, “ Summer fest“ do të rikthehet sërish në ekranin e Top Channel. Por nëse prisnit ta shikonit nën prezatimin e Luana Vjollcës ( apo edhe Marinës), nuk do të ndodhë ashtu!
Sepse tashmë është vendosur që emisionin e realizuar nëpër qytetet e Shqipërisë, do ta moderojë Nevina Shtylla dhe Drini Gjini.
Lajmin e bëri të ditur Prive.al. Me sa duket, eksperienca tek “ E diell“, u ka bërë mirë të dy atyre, ndërsa Luana ndërkohë po merret seriozisht me muzikën.