KreuCelebrity

Ndjekësit sulmojnë Lady Gaga-n; puthi në buzë muzikantin e martuar!

 

Pas akuzave që kanë qarkulluar prej disa muajsh, se shkaku i krisjes së marrëdhënies së Bradley Cooper me Irina Shayk ishte afrimiteti që protagonistët e “A star is born” patën me njëri tjetrin, për Lady Gaga-n vjen një tjetër akuzë e këtij lloji.

Në koncertin  e saj, gjatë performancës, Gaga puthi në buzë njërin prej muzikantëve të saj, i cili është i martuar.

Ky veprim nuk i është dukur aspak normal disa prej ndjekësve të këngëtares, duke e akuzuar atë se pëlqen të ‘ngatërrohet’ me burra të martuar.

Sipas një burimi për ‘UsWeekly’, kjo ka qenë thjeshtë një pjesë aktrimi nga Gaga, por ajo dhe Brian, personi në fjalë, kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, madje quhen si familje.

Gjithsesi duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe gjithçka mbetet në kuadër të aktrimit, aq më tepër që bashkëshortja e Brian ishte e pranishme edhe në sallë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF