Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa nuk po bien pre e tundimit për të treguar fytyrën e vogëlushit të tyre, Kajan. Megjithatë, ata nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente të këndshme nga përditshmëria me Kajanin e vogël.
Në muajin maj, Ajola postoi një foto të jashtëzakonshme më të birin, shkëputur nga udhëtimet e tyre. “7 muaj dhe 1 ditë me Kajan“, pat shkruar ajo.
Tani, nxjerr një tjetër foto që tërhoqi menjëherë vëmendjen. Si vapë që është, të gjithë duan të rrijnë sa më të lirshëm, e Kajani nuk bën përjashtim. E ëma ka postuar një foto tepër të këndshme, ku shihen këmbët e tij të vogla, më në fund pa këpucë e corape! ‘ Erdhi vera’ , ka shkruar Ajola, dhe Kajani duket po e shijon si të gjithë!



















