Pak ditë më parë ne portalet online qarkulloi lajmi se do të rikthehet në Top Channel, pas katër vitesh shkëputje programi veror “Summer Fest”.
Mikpritësit që do të udhëtonin në çdo qytet duke moderuar show-n veror, këtë vit ishin menduar Flori Gjini dhe Nevina Shtylla.
Por, në një kohë kur pritej që programi të niste xhirimet, burime për Imalbania bëjnë me dije se formati është anuluar, dhe shkaku duket se është mungesa e fondeve.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije gjithashtu se regjisori historik i Top Channel. Ergys Lubonja pas një debati me drejtuesit e televizionit ka dhënë dorëheqjen.
Lubonja ka më shumë se 20 vite që punon në këtë televizion dhe është regjisor i disa prej programeve më të suksesshme të Top Channel si “Big Brother”, “The Voise”, “Top Fest”, “Top Awards”,…