Sot është mjaft e suksesshme, por është dhe mjaft e sinqertë, ndaj dhe bëri këtë rrëfim befasues: Bella Thorne thotë se nuk mësoi kurrë në shkollë të lexonte dhe numrat I ka mësuar vetë, duke numëruar paratë e të atit.
Nuk është se Bella nuk donte të ishte si shokët e saj, por ajo vuante nga disleksia. “ Më kujtohet kur fillova klasën e parë. Ishte e tmerrshme se nuk lexoja dot si fëmijët e tjerë. Truri im vazhdonte të ngatërronte germën “ B“ dhe “ D“ si dhe “M“ dhe “W“. Disleksia mund tëjetë ndryshe tek ata që prek. Për mua, e bëri tejet të vështirë shkrimin dhe leximin“, ka pohuar ajo.
Jeta megjithatë nuk I eci keq sepse në moshën 19 vjecare bleu një shtëpi e është dhe nje aktore mjaft e kerkuar!