Familja e bukur e Jona Spahiut menduan të bëjnë një udhëtim të tre së bashku. Por ndryshe nga imazhet e ëmbla që postohen zakonisht gjatë udhëtimeve të tilla, ku fëmijët duken të qetë e të lumtur në sediljen e tyre, prindërit me fëmijë e dinë fare mirë se si qëndron e vërteta.
Pikërisht një situatë të tillë ka treguar edhe mami Jona pak minuta më parë në rrjetin social Instagram. Raiden i ulur në ‘sogiolino’, ndërsa babi Frenklin po mundohet t’i rregullojë një monitor të vogël përballë tij, në mënyrë që i vogli të shihte kartonat e tij të preferuar gjatë udhëtimit.
“Situata: Udhëtim me fëmijë”; shkruan Jona në imazhet e publikuara.
Urojmë që udhëtimi të shkojë qetë për familjen Ymeri dhe Raiden të sillet mirë gjatë qëndrimit në makinë.
Raiden erdhi në jetë më 17 shtator 2018 si frut I dashurisë së Jona Spahiut dhe Frenkli Ymeri.