Një propozim romantik ka qenë ai që Taulant Xhaka i ka bërë të fejuarës së tij Arbnora ditën e djeshme.

Teksa ndodhen me pushime së bashku me çiftin tjetër vëllain Granitin dhe bashkëshorten Leonita, i vogli i Xhakajve ka surpirizuar të fejuarën e tij teksa i ka bërë propozimin i ulur në gjunjë para saj.

Futbollisti i Kombëtares ka ndarë momentin e bukur me ndjekësit në rrjetin social instagram, ndërsa përbri fotos shkruan:

Do të jetë një vit me ngjarje të rëndësishme ky për vëllezërit Xhaka, duke qenë se Graniti pret që shumë shpejt të bëhet baba pasi Leonita bashkëshortja e tij është shtatzënë, ndërsa me siguri në muajt e ardhshëm do të ketë edhe një dasmë nga vëllai i vogël Taulant.

Urime familjes për lajmet e bukura!
Celebrity
Djalë apo vajzë? Rrëfimi i Miriamit!!!
Celebrity
Sa i bukur mëngjesi i Tunës dhe Tian!
Celebrity

