Pak ditë më parë teksa ishin me pushime në Londër Marina dhe Getoari postaun një foto në të cilën ndodheshim brenda një makine.
Marina e shtrirë me koken tek Getoari ndërsa duart e çiftit ishin tek barku i moderatores bukuroshe.
Kaq mjaftoi që fansat të aludonin e të komentonin nëse 27 vjeçarja është në pritje të ëmbël.
Por si kurdoherë për jetën e tyre private, nga ana e çiftit nuk pati asnjë reagim rreth këtij aludimi.
Pas Londrës, destinacioni i radhës i çiftit të njohur shqiptar ishin ishujt ekzotikë të Barbados.
Dhe ja tek shfaqet sërish Marina me dorën tek barku, në pothujse çdo foto që ka postur gjatë pushimeve në destinacionin përrallor!
Të jetë vërtetë shtatzënë Marina, apo dora në bark është thjesht një rastësi gjatë pozimit; apo Marina ka dëshirë të luajë pak me ne?!…