Ajo është në pritje të fëmijës së saj të katërt e duket se po e shijon në maksimum periudhën e bukur të shtatzënisë. Ariana, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu ka dalluar përherë me stilin e saj.
Në postimet e shumta që mami simpatike poston në rrjetin social Instagram, dallon qartazi pasioni që ajo ka për modën dhe trendet e kohës.
Teksa është në në pritje të ëmbël për herë të katërt, në muajin e pestë kjo nuk e ka penguar aspak Arianën që të kalojë ditët e shtatzënisë e veshur me stil, teksa barku rrumbullakoset e mer formë.
Në plazh, me fëmijët, bashkëshortin apo edhe në përditshmëri 33 vjeçarja është frymëzim për të gjitha mamat në pritje, të cilat krahas shijimit të periudhës magjike në jetën e tyre, pse jo le të jenë edhe ‘fashion’.