Ishte dicka të cilën Bes Kallaku nuk e kishte përmendur më parë, të paktën jo në publik. Aktori I humorit rrëfeu tek ‘Late night show’ i Kastro Zizos se fillimet e karrierës së tij nuk kanë qenë aspak të thjeshta.
Ai bënte cdo ditë rrugën e Lacit dhe jo rrallëherë e gjente veten duke fjetur në karrige, sepse nuk kishte ku qëndronte. E ndërsa kujtonte vështirësitë e fillimit, Besi bëri këtë rrëfim: “Nuk e kam thënë kurrë, por ia vlen ta thuash që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua, Nuk dua ta bëj bajat fare, por kur flija në karrige në fillimet e mia, Agroni më hapi derën e shtëpisë së tij dhe më tha: Hajde fli nga shtëpia ime dhe ha tek shtëpia ime”,- tha aktori I humorit.
Asokohe, kur ai sapo kishte nisur rrugëtimin në “ Portokalli“, Llakaj ishte aktor dhe njëkohësisht moderator I spektaklit të njohur të humorit.