Ata u shfaqën për herë të parë në vitin 2018, si Ally dhe Jack në filmin “A star is born”. Por duket se për Lady Gaga dhe Bradley Cooper do të ketë edhe një tjetër bashkëpunim.
Këto ditë po qarkullojnë zëra se dyshja do të performojnë në Glastonbury Festival këtë javë.
Këngëtarja dhe aktori do të këndojnë disa prej këngëve të filmit “A star us born”. Ndonëse nga ana e dyshes nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar për këtë pjesmarrje, fansat janë shprehur tejet të emocionuar për këtë ribashkim mes Gagës dhe Cooper.
Festivali do të mbahet në Worthy Farm mes 26 dhe 30 Qershorit.
Ky lajm që duket se do të mbahet sekret deri ditën e festivalit doli vetëm pak ditë pas ndarjes së papritur të aktorit me modelen Irina Shayk. Çifti ia dha fund marrëdhënies pas 4 vitesh, për arsye që janë ende të paditura.