Tashmë është bërë e shpeshtë që moderatorët apo aktorë shqiptarë të eksperimentojnë edhe me këngën.
Liberta Spahiu do të jetë emri i radhës që do të provojë të bëjë një këngë, ose të paktën këtë na la të kuptonim nga postimi në Instagram.
Me një kitarë në dorë teksa shkruan ‘së shpejti’, moderatorja simpatike e “Prive”, na bëri mjaftueshëm kuriozë për të parë se ç’po gatuan. Ndonëse ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth asaj ç’ka do të sjellë, nuk do të jetë aspak çudi nëse këtë verë e shohim Libertën edhe si këngëtare.