Mjaftoi një video e saj nga ishulli grek i Mykonos, që të rikthente vëmendjen tek gjendja ekonomike e familjes së të fejuarit të Armina Mevlanit. Blogerja postoi videon ku shihej duke zbritur shkallët në një resort të ishullit të famshëm, dhe mbishkrimi ishte “ Filma të vjetër grekë“ ( ndërkohë ekspozoi dhe veshjen e frymëzuar nga disa prej femrave më të pasura të botës).
Epo, komentet që I lidhnin pushimet luksoze të saj me mirëqënien e Sali Berishës, nuk munguan. “Ka punuar Doktor Berisha që të vesh në vende të shtrenjta për pushime“, shkruajti një ndjekës. Arminës, kjo nuk I pëlqeu. “ “Në fakt me shoqërinë time kam udhëtuar që 17 vjeç. Komente pa kuptim.”, është përgjigjur ajo.