KreuCelebrity

Mësuesja simpatike e princit George do të martohet me shokun e ngushtë të William-it!!

Shumë shpejt, princi George dhe princesha Charlotte do të jenë “shoqrues“ të vegjël nderi në një tjetër dasëm, megjithëse në fakt, tashmë duhet të jenë mësuar me evente të tilla. Këtë herë është mësuesja e George-it që do të lidhë kurorë, dhe pikërisht me njërin prej miqve të ngushtë të Williamit!

 

Sipas reporterit mbretëror Roya Nikkhah, nuni i Charlotte-s, Thomas van Straubenzee, ia ka dhënë tashmë unazën e fejesës mësueses Lucy Lanigan-O’Keeffe.

Nuk ka ende shumë detaje nga kjo ngjarje, por dihet se aty do të marrin pjesë padyshim Duka i Kembrixhit dhe e shoqja, Kate Middleton, ndërsa një rol I rëndësishëm do t`iu besohet edhe dy vogëlushëve të tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF