Ish kapiteni I kombëtares britanike ka një marrëdhënie shumë të vecantë me të bijën, ( dhe është e vetëkuptueshme, erdhi një vajzë pas tre djemve).
Por pavarësisht kësaj, futbollisti legjendar është përballur me një lum kritikash për faktin që e puth shumë shpesh në buzë 7 vjecaren, Harper. 44 vjecari e bëri këtë edhe së fundi, kur e kishte marrë vajzën me vete gjatë një ndeshjeje së Kupës së Botës në futboll për femra, ku kombëtarja britanike luante kundër Norvegjisë. Paparacët duket e kanë mbajtur në objektiv yllin anglez, dhe kapën momentin kur ai përsëri e puthi të bijën në të njëjtën mënyrë.
“Si mund ta puthë vajzën në buzë, kjo të ngjeth mishin, askush nuk e bën këtë, dhe për më tepër në sy të të gjithë botës, përse? “ u shpreh moderatori i njohur, Piers Morgan.
Adhuruesit e tij ndërkohë I dolën në mbrojtje, duke insistuar se nuk është asgjë më tepër sesa shprehje e afeksionit për të bijën, dhe kaq.



















