Nëse Robert Berisha ndodhet në një studio televizive, është e sigurt që ai do të prodhojë lajm. Mjafton një pyetje pikante, një ngacmim apo lojë gjatë intervsitës dhe këngëtari gjithmonë flet pa dorashka.
I ftuar në programin “Trokit” në InTv artisti nga Kosova krahas projekteve në karrierën e tij, ai ju përgjigj pa ju dridhur qerpiku edhe një pyetje pikante se cilat do të ishin katër këngëtare shqiptare, me të cilat Roberti nuk do të bashkëpunonte kurrë.
Siç edhe pritej Berisha i tha, shkurt, pastër, qartë katër emra vajzash me të cilat nuk ka dëshirë të bëjë këngë:
Tuna, Kida, Tayna dhe Remzie Osmani janë emrat që tha Roberti.
Nëse për Tunën e kemi një ide se pse ai nuk do të pranonte të bashkëpunonte, për tre këngëtaret e tjera nuk e dimë pse bashkëshorti i Nora Istrefit nuk do të bënte një këngë.
Seç kemi një parandjenjë që edhe kësaj here kjo deklaratë e Robert Berishës nuk do të kalojë pa bërë zhurmë.