Mbretëresha Elisabeth po vijon të ‘gdhendë’ nusen e nipit të saj për ta bërë mbretëreshë. Kate Middleton ka marrë në patronazh një detyrë të re nga kryesuesja e fronit britanik.
67 vite pasi mbajti pozicionin e kumbarës së “The Royal Photographic Society”, Elizabeth ia delegoi Kate-it këtë post e cila e ka pasion fotografinë.
Dukesha e festoi rolin e saj të ri, duke marrë pjesë në një seminar fotografik të drejtuar së bashku nga Shoqëria Mbretërore Fotografike dhe Akti i Bamirësisë për fëmijët.
Dukesha e Kembrixh e ka shprehur gjithmonë pasionin për fotografinë dhe pothuajse të gjitha fotot familjare janë bërë nga dora e saj.



















