Ai quhet Alessandro Leon Bova, por ndryshe nga babai i tij nuk pëlqen të jetë personazh publik.
Sporti, udhëtimet dhe aventurat janë pasionet e djalit të aktorit italian.
19 vjeçari është djali i Raul Bova dhe ish bashkëshortes së tij Chiara Giordano.
I riu nga Milano nuk pëlqen vanitetin dhe prozhektorët e stilit të jetesës që ka parë gjatë rritjes, me një baba të famshëm.
Ai e bën jetën si çdo moshatar i tij italian.
Ndonëse është shumë i lidhur me të atin, Leon nuk ka shumë ngjashmëri fizike me të. 19 vjeçari është gjithashtu shumë i lidhur me vëllain e tij më të vogël, me të cilin ndan gjithçka.



















